16 Mars 2012 - Punime në kuadër të Projektit SCADA/EMS dhe Telekomi në NS 110/10(20) kV Skenderaj

 

Me datën 18 Mars 2012 (E Dielë), me qëllim të krijimit të kushteve për implementimin e punimeve në kuadër të projektit SCADA/EMS dhe Telekomi, gjegjësisht testimet fundore nga Qendra Nacionale Dispeçerike, nga ora 07:00 deri në 08:00 (në mëngjes), do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10(20) kV – Skenderaj. Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga NS Skenderaj do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet e lartëcekura, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.