2 Mars 2012 - Punime në kuadër të projektit për rehabilitimin e NS 220/110 kV Prizreni 2

Me qëllim të krijimit të kushteve për implementim të punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për “ndërrimin e pajisjeve të tensionit të lartë në NS Prizreni 2 dhe instalimi i Autotransformatorit AT3 me fuqi 150 MVA (mega volt amper)”, të Hënën me 5 mars 2012 nga ora 06:00 deri në 22:30  do të bëhet shkyçja e stabilimenteve 220 kV (kilovolt) të Nënstacionit NS 220/110 kV Prizreni 2. Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga Nënstacionet 110/35 kV Prizreni 1, NS 110/10 kV Prizreni 3 dhe NS 110/35/10(20) kV Rahoveci do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike prej 10 MW (megavat).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.