20 Janar 2012 - Punime në kuadër të projektit për ndërrimin e mbrojtjeve rele-NS 110/10 kV Prishtina 3

Me datën 22 janar 2012 (E Dielë) me qëllim të krijimit të kushteve për implementim të punimeve në kuadër të projektit për ndërrimin e mbrojtjeve rele, nga ora 04:00 deri në 04:30 (në mëngjes) do të bëhet shkyçja e Nënstacionit NS 110/10kV Prishtina 3.

Gjatë kësaj kohe, për 30 minuta, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit të Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.