20 Janar 2012 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS dhe Telekomi – ritestim i fushave transformatorike në NS 110/10 kV Gjakova 2

 

 Me datën 21 janar 2012 (E Shtunë) me qëllim të krijimit të kushteve për ri-testimin e fushave  transformatorike në kuadër të projektit SCADA/EMS dhe Telekomi, nga ora 12:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10kV Gjakova 2.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike dy herë nga 5 minuta nga 15 MW (megavat).
Ndërkaq nga ora 13:00-14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në NS 110/10kV Gjakova 2. Me këtë rast gjithashtu do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike prej 15 MW, vetëm me rastin e kyçjes/shkyqjes së tij në kohëzgjatje prej 5 minutave.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.