6 Janar 2012 - K O N K U R S për ndarjen e bursave për vitin akademik 2011/2012

 

Në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve, të datës 25.11.2011, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut shpall;

                                                                 K  O  N  K  U  R  S
                               për ndarjen e bursave për vitin akademik 2011/2012


I.    Bursat do të ndahen për studentët e studimeve themelore (Bachelor) të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Për fitimin e bursës, studentët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1.    Të jenë studentë të rregullt të Fakultetit të Inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike të Universitetit të Prishtinës;
2.    Të jenë studentë i vitit të I-rë, II-të ose të III-të ;
3.    Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
4.    Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 8.00 (tetë pikë zero).
5.    Të kene numrin e pikëve nga testi pranues mbi 80 pikë. (Për studentët e vitit të I-rë),
6.    Studentët të cilët kanë fituar ndonjë bursë tjetër nuk kanë të drejtë konkurimi.
II.    Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika I e këtij Vendimi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1.    Vërtetimin për vitin e regjistruar akademik 2011/2012, duke cekur:
a)    se është student i vitit të parë, dytë apo të tretë.
b)    notën mesatare gjatë studimeve dhe
c)    se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve.
2.    Pasqyrën e provimeve të dhëna me datat e dhënies së provimeve.
3.    Konfirmimin e pikëve të testit pranues të lëshuar nga Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Lartësia e bursës do të jetë 100€ /muaj për vitin akademik 2011/2012 (gjithsejt 12 muaj). Numri i studentëve që do ta gëzojnë këtë benificion nga KOSTT-i për vitin akademik 2011/2012 është 10 (dhjetë). Bursat do të jepen për studentët e këtyre drejtimeve:
1.    Sisteme Elektroenergjetike (4 bursa),
2.    Elektroenegjetika Industriale (3 bursa)
3.    Automatika dhe Elektronika (2 bursa) dhe
4.    Telekomunikacion (1 bursë).

Nga studentët e vitit të parë mundësi për përfitimin e bursës kanë vetëm studentët e drejtimeve “Sisteme Elektroenergjetike” dhe “Elektroenegjetika Industriale”.
Pas përzgjedhjes studentët bursistë do ta nënshkruajne marrëveshjen me kompaninë KOSTT ku do të definohen obligimet e tjera të studentëve ndaj kompanisë KOSTT dhe anasjelltas.
Dokumentet e kompletuara paraqiten në Fakultetitn e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Afati i paraqitjes zgjat 10 ditë pas shpalljes publike: prej datës 06.01.2012 deri më 16.01.2012.

Vendimi mbi zgjedhjen e bursistëve do të publikohet në tabelat e shpalljeve të  Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe në ueb-faqen eUniversitetit të Prishtinës- FIEK-ut: www.uni-pr.edu