3 Dhjetor 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS dhe Telekomi-ritestim i pajisjeve të transformatorëve në NS Prishtina 2

Me datën 3 dhjetor 2011 (E Shtunë) me qëllim të krijimit të kushteve për ri-testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS dhe Telekomi, nga ora 08:00 deri në 10:00 do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/10kV Prishtina 2. Gjatë kësaj kohe, qytetarët që furnizohen nga ky Nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike prej 5 MW.

Gjithashtu me datën 3 dhjetor 2011 nga ora 10:00-12:00 do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T2 në NS 110/10kV Prishtina 2. Me këtë rast do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike prej 5 MW, vetëm me rastin e kyçjes/shkyqjes në kohëzgjatje prej 5 minutave.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit të Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.