11 Nëntor 2011 - Punime të domosdoshme në trasenë e LP 110 kV 1809, NS Prizreni 2-NS Rahoveci

 

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e disa intervenimeve nga ekipet profesionale të mirëmbajtjes së linjave të KOSTT sh.a, me 12 nentor 2011 (E Shtunë), nga ora 10:00 deri në 17:00 do të ç’kyqet largpërçuesi 110 kV LP 1809 që lidhë Nënstacionin NS 220/110 kV Prizreni 2 me NS 110/35/10 kV Rahoveci. Gjatë kësaj kohe, ekipet e mirëbajtjes të KOSTT sh.a do të bëjnë ndërrimin e disa izolatorëve të dëmtuar si dhe pastrimin e trasesë së LP 1809.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga NS 110/35/10 kV Rahoveci dhe NS 35/10 kV Xërxa nuk do të kenë furnizim me energji elektrike, ndërkaq qytetarët që furnizohen nga NS 35/10 kV Malisheva do të kenë kufizime prej 10 minutave gjatë kyçjeve/shkyçjeve.

Intervenimet bëhen me qëllim të rritjes së sigurisë së operimit të linjave të tensionit të lartë të energjisë elektrike.
 
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.