25 Tetor 2011 - Punime në kuadër të projektit për rehabilitimin e largpërçuesit 110 kV 1801

Njoftohen qytetarët se orari i punimeve në kuadër të projektit të KOSTT për rehabilitimin e largpërçuesit 110 kV(kilovolt) LP 1801 që lidhë NS 220/110 kV Kosova A me NS 110/35 kV Palaj, do të shtyhet per dy orë për ditët në vijim, dhe tani nga data 22-28 tetor 2011, ç’kyqja e largpërçuesit në fjalë për të mundësuar punimet do të bëhet nga ora 12:00 deri në 15:00. Ky ndryshim bëhet me kërkesën e KEK.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga Nënstacioni 110/35 kV Palaj nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në ngritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së sistemit Elektroenergjetik të Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.