17 Tetor 2011 - Energjizimi provues i nënstacionit 400/110kV në Sojevë (Ferizaj 2) dhe linjave ndërlidhëse të nivelit 400 kV dhe 110 kV

KOSTT sh.a njofton qytetarët se me datë 18.10.2011 (E martë), në ora 12.00 do të filloi energjizimi provues i Nënstacionit 400/110 kV – Ferizaj 2 (në Sojevë), me autotransformator 300 MVA, si dhe linjat ndërlidhëse që lidhin këtë nënstacion me nënstacionet tjera: Linja 400 kV (hyrje – dalje), drejtimi NS Kosova B – NS Ferizaj 2 – NS Shkupi 5 (MK), si dhe Linjat  110 kV, drejtimi NS Ferizaj 2 – NS Kosova A (një linjë) , NS Ferizaj 2 – NS Ferizaj 1 (dy linja), NS Ferizaj 2 – NS Sharri (një linjë) dhe NS Ferizaj 2 – NS Gjilani 5 (një linjë, deri te shtylla nr.70).

Linjat e lartpërmendura 400 kVdhe 110 kV kalojnë nëpër Komunën e Ferizajt, Vitisë dhe Gjilanit, në vendbanimet: Sojevë, Mirosalë, Ramjan i Poshtëm, Tankosiq (Dardani), Kllokot, Zhiti, Tërpezë, Radivojcë (Ujëmirë), Devajë, Cërnicë, Livoç i Epërm dhe Zllatare.

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linjat/objektet e lartpërmendura  paraqesin rrezik nga tensioni i lartë.