1 Tetor 2011 - Shkaktohet avari në largpërçuesin 110 kV LP 118/2

Sot me 1 tetor 2011, në ora 20:15 ka ndodhur një avari në largpërçuesin 110 kV (kilovolt) LP 118/2. Si pasojë e avarisë, ka ardhur deri te rënia e linjave paralele që lidhin Nënstacionet Prishtina 4 me Prishtina 1. Në të njëjtën kohë, largpërçuesi 110 kV LP 1114 ka rënë si pasojë e mbingarkesës dhe rrjedhimisht, Nënstacioni 110/35 kV Prishtina 1 ka mbetur pa tension.

Dispeqerët Operativ në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT kanë ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në ora 20:37 është normalizuar furnizimi me energji elektrike në NS 110/35 kV Prishtina1.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë në terren për të evidentuar shkaqet e avarisë dhe eliminimin e tyre.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj avarie.