20 Shtator 2011 - Rrufeja shkakton prishje kalimtare të dy linjave 110 kV LP 1139/2 dhe LP 1202

Sot me 20 shtator 2011, në ora 12:55 si pasojë e goditjes së rrufesë kanë rënë linjat 110 kV (kilovolt) LP 1139/2 që lidhë NS 110/10 kV Prishtina 3 me NS 110/10 kV Prishtina 2 si dhe LP 1202 që lidhë NS Prishtina 2 me NS 220/110 kV Prishtina 4, gjë që ka rezultuar që NS Prishtina 2 të mbetet pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e KOSTT sh.a kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për kthimin e gjendjes së furnizimit normal, duke arritur të bëjnë kyçjen e linjës 1202 në ora 13:22,  gjë që ka mundësuar furnizimin me energji elektrike të Nënstacionit Prishitna 2. Aktualisht ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT janë duke punuar në eliminimin e prishjes së shkaktuar në LP 1139/2, linjë e cila nuk ka ndikim në furnizim me energji elektrike. 

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje kalimtare.