17 Shtator 2011 - Remont i planifikuar vjetor-LP 110 kV 1801

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me 17 shtator 2011 (E shtunë), nga ora 09:00 deri në 16:00, do të realizohet remonti i planifikuar vjetor i largpërçuesit 110 kV LP 1801 që lidhë Nënstacionin NS 220/110 kV Kosova A me NS 110/35 kV Palaj.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni Palaj nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.