31 Gusht 2011 - Remont i planifikuar vjetor-NS 110/10 kV Klina

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës me datat 02, 05 dhe 06 shtator 2011, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të realizohet remonti i planifikuar vjetor i fushës së transformatorit energjetik T1 në NS 110/10 kV Klina.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen nga NS Klina nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.