11 Gusht 2011 - Fillimi i punëve në projektin “Ndërrimi i izolatorëve, përçuesve dhe pajisjeve lidhëse për linjë 110 kV -125/2 ( Vushtrri 1-Trepçë) dhe linjën 110 kV - 125/3 (Trepçë- Vallaç)”

Prej datës 15 gusht 2011 do të fillohet në realizimin e projektit “Ndërrimi i izolatorëve, përçuesve dhe pajisjeve lidhëse për linjë  110 kV -125/2 ( Vushtrri 1-Trepçë) dhe linjën 110 kV - 125/3 (Trepçë- Vallaç)”.

Me këtë rast nënstacioni Trepca do të furnizohet vetëm nga nënstacioni Vallaçi deri në përfundim të projektit, i cili pritet të përfundohet në fillim të muajit nëntor.

Vërejtje: Gjatë kësaj kohe banorët e rajonit të Mitrovicës mund të përballen me reduktime të energjisë në rast të rritjes së ngarkesës.


KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.