27 Korrik 2011 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Gjilani

Me 28 korrik 2011 (E Enjte), nga ora 10:00 deri në 14:00, ekipet profesionale të KOSTT sh.a do të realizojnë një intervenim të domosdoshëm në qarqet matëse të Nënstacionit NS 110/35/10 kV Gjilani.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga NS 110/35/10 kV Gjilani do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike deri në 5 MW.


KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.