5 Korrik 2011 - KOSTT shënoi 5 vjetorin e themelimit

Me 4 korrik 2011, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a shenoi 5 vjetorin e themelimit.
Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli duke falënderuar punonjësit e KOSTT për angazhimin dhe përkushtimin e pakursyer, theksoi disa nga sukseset e shumta të kompanisë gjatë këtyre viteve të operimit:

_AMM4537
_AMM4611
_AMM4644
_AMM4651
_AMM4688
_AMM4660
  •    Numri i rënieve të linjave është zvogëluar për rreth 75% krahasuar me vitin 2006
  •    Kapacitetet transmetuese janë rritur në 1270MW në 2011, nga 970 në 2006, si rezultat i implementimit të projekteve ( Nënstacioni 400/110 kV Peja 3 me linja, Rehabilitimi i NS 220/110 kV Kosova A, Transformatori në NS 220/110 kV Prishtina 4, përfundimi i projektit për kontroll të sistemit SCADA/EMS i cili është fjala e fundit e teknologjisë)
  •    Arritja e kriterit N-1
  •    Projekte të implementuara nga 2006 deri në 2011 në vlerë të përgjithshme mbi 100 milion euro që kanë ndikuar në katërfishimin e bazës së aseteve
  •    Fillimi i projektit më të madh të vetëm në sektorin e energjisë: Linja 400kV Kosove-Shqipëri me vlerë prej € 33.5 mil, nga të cilat 50% në formë të kredisë afatgjate komerciale nga Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim KfW, njëherit kredia e parë shtetërore e Kosovës
  •    Fillimi implementimit të Projektit NS 400/110kV Ferizaj 2
  •    Fillimi i implementimit të projektit për rehabilitimin e NS 220/110kV Prizreni
  •    Hartimi i kornizës se legjislacionit sekondar
  •    Përgatitjet per anëtarësim në ENTSO-E, dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit me TSO-të fqinje
  •    Pesë raporte të auditorit të jashtëm pa kualifikime si dhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës pa vërejtje për shkelje materiale.

Gjithashtu u prezantua edhe filmi i shkurtër dokumentar KOSTT-5 Vite të Suksesshme.

Të pranishmëve i’u drejtua me një fjalë rasti ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Besim Beqaj dhe z.Chris Hall president i Universitetit Amerikan të Kosovës, ndërkaq zv.Kryeministri i Kosovës z.Behxhet Pacolli në pa mundësi të pjesëmarrjes ka dërguar një fjalim i cili u lexua para të pranishmëve.
Në ceremoninë zyrtare të 5 vjetorit të themelimit të KOSTT ishin pjesëmarrës përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Gani Koci, z.Lutfi Haziri, z.Ardian Gjini dhe z.Liburn Aliu deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Gani Gërguri, Guvernatorë i Bankës Qendrore të Kosovës, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z.Safet Gërxhaliu, , z.Ali Hamiti, kryesues i ZRrE, përfaqësues të Presidencës, KEK, përfaqësues të TSO-ve fqinje, përfaqësues të Universitetit publik të Prishtinës dhe Universiteteve private, përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të shumtë të KOSTT.