1 Korrik 2011 - Qendra Nacionale Dispeçerike në KOSTT bëhet një ndër qendrat më të avancuara në rajon

Sot me 1 korrik 2011, me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës-KOSTT, z.Besim Beqaj Ministër i Zhvillim Ekonomik, z. Jean Francois Fitou Ambasador i Republikës së Francës në Kosovë dhe z.Fadil Ismajli Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT, inauguruan projektin kapital të sistemit komandues dhe monitorues të Sistemit Elektroenergjetik: SCADA/EMS dhe Telekomi. 

Kostt__1
Kostt__5
Kosst__9
Projekti kapital për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues të Sistemit Elektroenergjetik: SCADA/EMS dhe Telekomi, në vlerë prej 18 milion Euro, është financuar plotësisht nga Buxheti i Republikës së Kosovës, ndërkaq është implementuar nga konzorciumi Alstom (ish–Areva)/Komtel Project Engineering (Francë/Kosovë) për pjesën SCADA/EMS dhe konzorciumi Energoinvest/Alstom (ish-Areva) (BH/Francë) për pjesën e Rrjetit Telekomunikues.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli, në ceremoninë solemne të inaugurimit të projektit theksoi “me implementimin e projektit SCADA/EMS, KOSTT është një hap më afër konsolidimit të infrastrukturës së transmisionit e cila do të mundësoj operim më kualitativ dhe të besueshëm të sistemit elektrik, dhe të ofroj bazën për zhvillimin e sektorit të energjisë përmes ofrimit të qasjes së lirë për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike, si dhe për investitorët privat në sektor, që dëshirojnë të kyçen në sistemin e transmisionit.”

Përfitimet të cilat sjell instalimi i sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi mund të përmblidhen në:

• Menaxhimin më efikas të sistemit elektrik;
• Rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit elektrik (SEE) të Republikës së Kosovës;
• Komandimin dhe monitorimin e SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT;
• Sistemi i instaluar telekomunikues do të ofrojë rrugë transmetuese telekomunikuese të sigurisë së lartë, për këmbimin e të dhënave ndërmjet objekteve elektroenergjetike dhe Qendrave kontrolluese.

Ndër benefitet e tjera të implementimit të këtij projekti është se me këtë, KOSTT përmbushë kërkesat relevante teknike për anëtarësim në Asociacionin e transmisioneve të Evropës ENTSO-E (European Network of Transmission System Operators for Electricity/Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike).

Implementimi i SCADA/EMS është i rëndësisë së veçantë për Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës dhe mundëson konkurimin kualitativ nëpërmes operimit efikas të këtij sistemi me norma dhe standarde europiane.

Tani, Qendra Nacionale Dispeçerike në KOSTT, bëhet njëra nga qendrat që operon me sistemin më të avancuar të monitorimit dhe komandimit të SEE në rajon.
Të pranishëm në ceremoninë solemne ishin edhe Kryetari i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë z.Ali Hamiti, përfaqësues të implementuesve të projektit, KEK, ZRrE, etj.