23 Qershor 2011 - Remont i planifikuar vjetor NS Theranda

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës me datat 23 deri më 27 qershor 2011, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të realizohet remonti i planifikuar vjetor i transformatorit energjetik TR2 në NS 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë kohës së punimeve, do të redukohen rreth 7MWh/h, me ç’rast një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga NS Theranda nuk do të kenë furnizim me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.