7 Qershor 2011 - Shkaktohet prishje në stabilimentet energjetike 110 kV

Sot me datë 7 qershor 2011 në ora 14:36 kanë rënë nga puna linjat 110 kV (kilovolt) 1139/1 (NS 110/10 kV Prishtina 3 - NS 220/110 kV Kosova A),  dhe linja 1202 (NS 110/10 kV Prishtina 2 - NS 220/110 kV Prishtina 4), me ç’rast pa tension kane mbetur edhe Nënstacionet  Prishtina 2 dhe Prishtina 3.Këto rënie kanë ndodhur si pasojë e shpërthimit të transformatorit matës rrymor TMRR, faza 8 ne fushën e largpërçuesit 110 kV, LP 1139/2 në Nënstacionin NS 110/10 kV Prishtina 2.

Ekipet e KOSTT sh.a kanë ndërmarrë masa të menjëhershme dhe kanë eliminuar efektet e kësaj ndodhie në stabilimentet energjetike.
NS 110/10 kV Prishtina 3 është kthyer në punë ne ora 14:53, ndërkaq ana 110 kV në NS Prishtina 2 është kthyer në punë në ora 16:26. Në të njëjtën kohë është kyqur edhe trafofusha T2 në anën 110kV, dhe së shpejti pritet edhe kyqja e anës 10 kV e kësaj trafofushe. Trafofusha T1 e NS Prishtina 2 është jashtë pune me kërkesën paraprake të ekipeve të mirëmbajtjes së KEK-ut.
Ekipet profesionale të KOSTT janë duke realizuar analizat e ngjarjes, ndërkaq sipas vlerësimeve, dëmet materiale nga kjo ndodhi konsiderohen të jenë të vogla.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.