3 Qershor 2011 - Policia e Kosovës parandalon me sukses vjedhjen e konstruksioneve të shtyllave elektrike të tensionit të lartë 110 kV (kilovolt)

Të enjten me 2 qershor 2011, Policia e Kosovës ka parandaluar me suskes vjedhjen e konstruksioneve metalike të shtyllave nr. 08 dhe nr.09 të linjave elektrike të tensionit të lartë 110 kV LP 1807 dhe LP 1808 të cilat lidhin Nënstacionet NS 220/110 kV Kosova A me NS 110/10 (20) kV Prishtina 5. Me këtë rast njesitë e Policisë së Kosovës (PK)-së kanë arrestuar 2 persona në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Shkabaj tek të cilët janë gjetur mbi 70 profile metalike të shtyllave si dhe 148 bulona. Po ashtu pas kontrollimit nga PK në shtëpitë e tyre janë gjetur edhe materiale të tjera si kabëll dhe kuadro optik të vjedhura në raste të tjera në shtyllat e tensionit të lartë të energjisë elektrike. Materialet e konfiskuara i janë kthyer KOSTT-it dhe ekipet e KOSTT kanë filluar menjëherë me montimin dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara.

Demtimi_i_shtyllave
Sipas PK personat e arrestuar janë G.Preniqi viti i lindjes 1986 dhe A.Hoxha viti i lindjes 1991.

Personat e involvuar në këtë rast, kanë rrezikuar seriozisht rrëzimin e shtyllave elektrike dhe me këtë edhe furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.
 
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a) falënderon Policinë e Kosovës për parandalimin me sukses të kësaj vepre.

Bashkëngjitur mund të gjeni pamje nga dëmet e shkaktuara.