26 Maj 2011 - Faqja elektronike e KOSTT me dizajn të ri

Sot me 26 maj 2011, KOSTT ka lansuar faqen e ridizajnaur elektronike me një pamje krejtësisht të re dhe më dinamike. Me këtë, faqja elektronike e KOSTT u ofron  palëve të interesuara sistem më të përshtatshëm të navigimit dhe qasje më të lehtë deri tek informatat me interes.

Faqja elektronike e KOSTT ofron informacione të shumta rreth aktiviteteve të kompanisë, informacione rreth planeve dhe investimeve për zhvillim e mëtejshëm të Sistemit të Transmisionit të Republikës së Kosovës, dokumente si Kodet dhe Standardet Teknike si dhe informata për tregun e energjisë elektrike, ku përfshihet korniza ligjore për tregun e energjisë në Kosovë si dhe shumë të dhëna të dobishme për palët e interesit dhe opinionin ne përgjithësi.
Të gjitha këto, e bëjnë faqen elektronike të KOSTT një ndër faqet më të pasura me informacione ndër OST-të e rajonit e edhe më gjerë.

                                                                                        www.kostt.com                                                                                                                                         

                                                                                                   ###

                                                                                                                          

Për çdo sugjerim apo koment rreth përmbajtjes së faqes elektronike të KOSTT, ju lutem na shkruani në e-mail adresën    Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa