26 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS-NS 110/35 kV Deçani

Me datën 28 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 12:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 (110/10 kV) në Nënstacionin NS 110/35 kV Deçan.

Gjatë kësaj kohe do të ketë mungesë të furnizimit me energji elektrike të qytetarëve që furnizohen nga ky Nënstacion (15 MW).

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.