25 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS - NS 110/35/10 kV Theranda

Me datën 26 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 (110/10 kV), ndërkaq nga ora 12:00 deri në 13:30 do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T2 (110/35/10 kV) në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë kësaj kohe do të ketë mungesë të furnizimit të pjeshëm me energji elektrike të qytetarëve që furnizohen nga ky Nënstacion (10 MW).

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.