19 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS - NS 110/10 kV Prishtina 2 dhe NS 110/10 kV Prishtina 3

Me datën 21 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 09:00 deri në 10:30 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3, kurse nga ora 11:00 deri në 12:30 shkyqja e transformatorit T2.

Me rastin e kyçjes dhe shkyqjes do të ketë kufizime të pjeshme në kohëzgjatje prej 10 minutave në furnizim me energji elektrike prej 10 MW.

Gjithashtu, me datën 21 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2, kurse nga ora 12:00 deri në 13:30 shkyqja e transformatorit T2.

Me rastin e kyçjes dhe shkyqjes do të ketë kufizime të pjeshme në kohëzgjatje prej 10 minutave në furnizim me energji elektrike prej 10 MW.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.