20 Maj 2011 - Intervenim i domosdoshëm në shtyllën nr.85, LP 110 kV 184/1

Me datën 20 maj 2011 nga ora 10:00 deri në 17:00 me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e një intervenimi të domosdoshëm për sanimin e shtyllës nr.85 (e shtrembëruar), do të bëhet shkyqja e largpërçuesit 110 kV 184/1 që lidhë NS 220/110 kV Prishtina 4 me NS 110/35 kV Gjilani.

Gjatë kësaj kohe qytetarët e Gjilanit dhe Kamenicës do të kenë kufizime në furnizimin me energji elektrike mesatarisht për 10 MW.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.