18 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me datën 18 maj 2011 nga ora 10:00 deri në 12:30 do të bëhet shkyqja e Transformatorit T1 (110/35 kV) në NS 110/35/10 kV Lipjani si dhe e largpërçuesit LP 110 kV 1213 që lidhë NS 220/110 kV Prishtina 4 me NS Lipjani, me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorit dhe largpërçuesit në fjalë, në kuadër të projektit SCADA/EMS.

Gjatë kësaj kohe nga NS Lipjani do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike për 30 MW.

Gjithashtu, me 18 maj 2011 nga ora 13:00 deri në 14:30, do të bëhet shkyqja e Transformatorit T2 (110/10 kV) në NS 110/35/10 kV Lipjani me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorit në kuadër të projektit SCADA/EMS.

Gjatë kësaj kohe nga NS Lipjani do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike për 15 MW.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.