16 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me datën 16 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 10:30 deri në 12:00 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/35 kV Deçan..

Shkyqja ka qenë e planifikuar të realizohet me datën 13 maj 2011 por për arsye objektive shkyqja do të realizohet me datën 16 maj 2011.

Gjatë kësaj kohe do të ketë redukime në furnizim me energji elektrike për 15 MW pasi që NS Deçani posedon një transformatorë energjetik.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.