14 Maj 2011 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Theranda

Me 14 maj 2011 (e shtunë), nga ora 10:00 deri në 12:00, ekipet e mirëmbajtjes së KOSTT sh.a do të realizojnë një intervenim të domosdoshëm në fushën e linjës 110 kV LP 179/3 në NS Theranda.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët që furnizohen me energji elektrike nga NS 110/10 kV Theranda do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.
 
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.