13 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me datën 13 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/10 kV Klinë.

Gjatë kësaj kohe do të ketë redukime në furnizim me energji elektrike për 10 MW pasi që NS Klina posedon një transformatorë energjetik.

Gjithashtu, me datën 13 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 14:00 deri në 15:30 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/35 kV Deçan.

Gjatë kësaj kohe do të ketë redukime në furnizim me energji elektrike për 15 MW pasi që NS Deçani posedon një transformatorë energjetik.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.