12 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me datën 12 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/35 kV Ferizaj.

Gjatë kësaj kohe do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike për 15 MW.

Gjithashtu, me datën 12 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/10 kV Istog.

Gjatë kësaj kohe do të ketë redukime në furnizim me energji elektrike për 10 MW pasi që NS Istogu posedon një transformatorë energjetik.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.