30 Prill 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me datën 30 prill 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 09:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyqja e transformatorit T1 në Nënstacionin 110/35 kV Prishtina 1, kurse nga ora 11:00 deri në 13:00 shkyqja e transformatorit T2.

Me rastin e kyçjes dhe shkyqjes do të ketë kufizime në kohëzgjatje prej 5 minutave në furnizim me energji elektrike prej 15 MW.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.