26 Prill 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me 26 prill 2011 duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 13:00, KOSTT do të shkyç Transformatorit T1 në NS Prizren 1, për të krijuar kushte për testimin e paisjeve të tij në lidhje me projektin SCADA/EMS. Gjatë kësaj kohe në Prizren do të redukohen 5 MW, sepse Transformatori tjeter (T2) nuk mund ta përballoj ngarkesen.

Po ashtu me 26 prill 2011 duke filluar nga ora 13:00 deri në ora 15:00, KOSTT do të shkyç  Transformatorin T2 në NS Prizren 1, për të krijuar kushte për testimin e paisjeve të tij në lidhje me projektin SCADA/EMS. Gjatë kësaj kohe në Prizren do të redukohen 5 MW, sepse Transformatori tjeter (T1) nuk mund ta përballoj ngarkesen.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.