21 Prill 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me 23 prill 2011 duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 10:00, KOSTT do të shkyç Transformatorin T2 në NS Prishtina 3, për të krijuar kushte për testimin e paisjeve të tij në lidhje me projektin SCADA/EMS .
Gjatë kësaj kohe do të redukohen 5 MW, sepse Transformatori tjeter ( T1 ) nuk mund ta përballoj ngarkesen .

Ndërsa, me 24 prill 2011 duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 13:00, KOSTT do të shkyç Transformatorin T1 në NS Deçani, për të krijuar kushte për testimin e paisjeve të tij në lidhje me projektin SCADA/EMS.
Gjatë kësaj kohe në Deçan pa furnizim do të mbesin 10 MW, në mungesë të Transformatorit të dytë.


Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.