20 Prill 2011-Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me 21 prill 2011 duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 11:00, KOSTT do të shkyç  Transformatorin T1 në NS Gjilani, në mënyrë që ë krijohen kushtet për testimin e paisjeve të transformatorit në lidhje me projektin SCADA/EMS.
Gjatë kësaj kohe në Gjilan do të redukohen 10 MW, sepse Transformatori tjeter nuk mund të përballoj ngarkesen . Gjatë testimit të paisjeve të T2 (11:00 deri në 13:00 ) nuk do të bëhen redukime shtesë.

Ndërsa me 22 prill 2011 duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 11:00, KOSTT do të shkyç  Transformatorin T1 në NS Berivojcë, në mënyrë që të krijohen kushtet për testimin e paisjeve të transformatorit në lidhje me projektin SCADA/EMS .
Gjatë kësaj kohe në Kamenicë do të mbesin pa furnizim 10 MW, në mungesë të Transformatorit të dytë.
     
Dhe, me 22 prill 2011 duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 14:00, KOSTT-i do të shkyç  Largëpërçuesit nr.184/1 (NS Prishtina 4 – NS Gjilan ), për të krijuar kushtet për testimin e paisjeve të tij në lidhje me projektin SCADA/EMS .
Gjatë kësaj kohe konsumatoret e Gjilanit dhe Kamenices (të dyja së bashku) do të kenë redukime për 10 MW.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.