19 Prill 2011-Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me 19 prill 2011 nga ora 09:00 deri në ora 11:00 , KOSTT-i do të shkyç transformatorin T1 në NS Klina, kurse nga ora 17:00 deri në 19:00 do të shkyçet transformatorit T1 në NS Istog, në mënyrë që të krijohen kushtet për testimin e paisjeve të tyre në lidhje me projektin SCADA/EMS . Gjatë kësaj kohe Klina dhe Istogu do të redukohen nga 10 MW, pasi që të dyja e kanë vetëm nga një Transformator .

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.