17 Prill 2011 - Punime në kuadër të projektit Shtrirja e Kabllos Optike NS Kosova B – NS Shkup

Me 17 prill 2011 duke filluar nga ora 09:00-15:00 në kuadër të projektit “Shtrirja e Kabllos Optike NS Kosova B – NS Shkup” do shkyçen linjat e tensionit të lartë dhe të mesëm të cilat kryqëzohen me linjën Nr. 420 NS Kosova B – NS Shkupi për të mundësuar instalimin e kabllit fibër optik. (OPGW) në këtë linjë.

Me këtë rast, duke filluar nga ora 09:00-15:00 do të jetë pa furnizim NS Prishtina 5 e që ndikon në furnizimin e Kodrës së Trimave dhe Besisë në Prishtinë.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.