7 Prill 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me 10 prill 2011 duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të bëhet shkyçja e lartëpërçuesit LP 1213  i cili lidh NS Prishtina 4  – NS Lipjan me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve komanduese dhe monitoruese në dy pikat e skajshme të këtij sistemi, në NS Prishtina 4 dhe NS Lipjan, si dhe vendosjen e kabllit optik në lartëpërçuesin LP 420 NS Kosova B – NS Shkup në lidhje me projektin SCADA/EMS .

 

Gjatë kësaj kohe do të redukohen të gjithë konsumatoret e Lipjanit 25 MW.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.