23 Mars 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS dhe Telekomi

Me 23 mars 2011 nga ora 15:00 deri në 17:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit T2 në Nënstacionin 110/35 kV Lipjan me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve komanduese dhe monitoruese në kuadër të projektit të KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35 kV Lipjani (gjithsej 18 MW).

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.