22 Mars 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS

Me 22 mars 2011 nga ora 09:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e largpërçuesit LP 1801, që lidhë  Nënstacionin NS 220/110 kV Kosova A me NS 110/35 kV Palaj me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve komanduese dhe monitoruese në dy pikat e skajshme të këtij sistemi, në NS Kosova A dhe NS Palaj, në kuadër të projektit të KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin qytetarët që furnizohen nga NS 110/35 kV Palaj.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.