4 Mars 2011 - KOSTT-it i ndahet mirënjohje për kontributin në shoqëri nga UNDP dhe AMCHAM-Kosovë

Në një ceremoni rasti organizuar me 3 mars 2011 nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, në mesin e tetë  bizneseve të shquara në vend, Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, iu nda mirënjohje për përpjekjet e vazhdueshme në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe përkrahjen e artistëve të Kosovës.

 

Certificate_of_appr
Mirënjohjet për kontributin në shoqëri përmes Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave (PSK) i’u ndanë bizneseve me qëllim të inkurajimit të tyre në kontribuimin e mëtutjeshëm në rritjen ekonomike për të mirën e biznesit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ndër personalitete të shumta në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Christopher Dell dhe zv.Kryeministrja e Kosovës dhe Minsitja e Tregtisë dhe Industrisë znj.Mimoza Kusari-Lila, me ç’rast çmimi biznesi më i mirë iu nda bankës Raiffeisen, Kosovë.

KOSTT si kompani publike, 100% në pronësi të Republikës së Kosovës, në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave i kushton kujdes të veçantë zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë. PSK është pjesë integrale e Strategjisë së Komunikimit të KOSTT në kuadër të së cilës kompania ka përkrahur iniciativa të shumta në mirëqenien sociale, përkrahjen e prodhimit vendor dhe përkrahje të  trashëgimisë kulturore.