11 Shkurt 2011 - Vendosja e kabllit optik ne Largpërçuesin 110 kV, LP 1139/2

Me datën 13 shkurt 2011, nga ora 06:00 - 09:00 (mëngjes), do të zhvillohen punime për vendosjen e kabllit optik-OPGW në një pjesë të largpercuesit 110 kV, LP 1139/2, që lidhë Nënstacionin (NS) 110/10 kV Prishtina 2 me NS 110/10 kV Prishtina 3.

Për të krijuar kushtet e sigurisë, gjatë kohës sa zgjasin punimet do të ç’kyqen largpërçuesit 110 kV LP 1807 dhe LP 1808 që lidhin NS 220/110 Kosova A me NS 110/10 kV Prishtina 5.

Gjate kohës së realizimit të punimeve, qytetarët që furnizohen nga NS Prishtina 5 (20 MW) do të mbesin pas furnizim me energji elektrike.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

Shkarko Komunikatën