4 Shkurt 2011 - KOSTT sh.a kontribuon në promovimin e vlerave të mirëfillta të artit vendor

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës në kontekst të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës, buxhetin e ndarë për materialet reprezentative të kompanisë e ka angazhuar në promovimin e kulturës së vendit përmes afirmimit të artistëve të shquar, në tri segmente: art pamor, film dhe muzikë. 

Në ftesën që Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli i drejtoi artistëve ndër të tjera theksoi “Në mesin e përkushtimit tonë, si kompani publike që jemi ndër të tjera na bën që ti kushtojmë kujdes të veçantë Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës duke kontribuar sado pak në zhvillimin e qëndrueshëm të rrethit ku jetojmë. Diversiteti, kreativiteti dhe trashëgimia kulturore e vendit janë vlera që ne i çmojmë, dhe qëllimi ynë është që ti promovojmë vlerat e Kosovës, sepse edhe ne jemi pjesë e saj.”
Kontributi i KOSTT në promovimin e kulturës së vendit, u vlerësua dhe u mirëprit nga artistët. “Duke e falënderuar KOSTT-in [...] konstatoj se roli juaj shtrinë suksesin e menaxhimit edhe në promovimin e kulturës autoktone. Ju përgëzoj dhe ju shprehë mirënjohje”, theksoi me këtë rast regjisori i mirënjohur i filmit Isa Qosja. Ndërkaq këngëtarja e mirënjohur Shpresa Gashi u shpreh “Jam shumë mirënjohëse ndaj z. Fadil Ismajli që ju kujtua kjo ide e shkëlqyer, të afirmoj sado pak kulturën kosovare.” Derisa, artisti grafik Fatmir Krypa duke e cilësuar këtë ide si shumë të qëlluar, ka theksuar “me kënaqësi e kemi mbështetur këtë iniciativë të qëlluar, që me veprat tona të mirëfillta ta pasqyrojmë një fragment të kulturës tonë kombëtare në vendet e ndryshme të botës, për të cilën gjë ka nevojë imediate vendi i ynë.”

Në kuadër të iniciativës në fjalë, bashkëpunëtorë afarist të KOSTT vendorë dhe ndërkombëtar kanë pranuar nga një kopje të filmit “Kukumi” nga regjisori Isa Qosja, Këngë të përzgjedhura nga znj.Shpresa Gashi si dhe nga një reproduksion të autorizuar të punimeve të përzgjedhur nga artisti grafik Fatmir Krypa, përfshirë dhe një katalog promovues për artistët.

Jam i bindur që çdo bashkëpunëtorë i KOSTT-it, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar, do të ndihet i privilegjuar që në koleksionin e vet të ketë një pjesë të vlerave të mirëfillta të artit autokton”, ka theksuar Kryeshefi Ekzektuiv i KOSTT z.Fadil Ismajli, me rastin e finalizimit të iniciativës.

Shkarko Komunikaten | Shkarko Katalogu KOSTT