13 janar 2011 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35 kV Vushtrria 1

Me 15 janar 2011, nga ora 08:00 deri në 09:00, ekipet e KOSTT sh.a do të realizojnë një intervenim të domosdoshëm në ndërprerësin e transformatorit T1 në Nënstacionin NS 110/35 kV Vushtrria 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët e Skenderajt me rrethinë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike  (15 MW).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.