21 dhjetor 2010 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS në Nënstacionin 110/35/10 kV Vitia

Me 23 dhjetor 2010 nga ora 11:00 deri në 15:00 në Nënstacionin 110/35/10 kV Vitia do të implementohen punime për lidhjen e RTU (Remote Terminal Unit/Njësia për Komandim nga Distanca) në kuadër të projektit të KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike në NS 110/35/10 kV Vitia për 6 MWh/h.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.