11 Tetor 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” në NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 13 Tetor 2019 (E Dielë), nga ora 08:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10kV Theranda. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet për shënimin e renditjes së fazave të linjave dhe transformatorëve në anën 110kV.
Gjatë kohës së lartë cekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga Nënstacioni 110/35/10kV Theranda, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 18MW)

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.