10 Maj 2019 - U mbajt takimi i pare i Grupit Punues për Ballkanin në kuadër të Iniciativës për Sigurinë Kibernetike (UCSI), pjesë e cilës është edhe KOSTT

Në funksion të ngritjes së sigurisë kibernetike për të nxitur zhvillimin dhe praktikat më të mira të menaxhimit të shërbimeve dhe vendosjen e teknologjive të reja të rrjetit për të ndihmuar ndërmarrjet energjetike të vendet e regjionit te Detit të Zi dhe Ballkanit në zhvillimin e një mbrojtjeje të fuqishme ndaj kërcënimeve kibernetike, në Budapest me 6 dhe 7 Maj 2019, u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Ballkanin në kuadër të Iniciativës për Sigurinë Kibernetike të Shërbimeve të energjisë pjesë e së cilës ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M. Shala me bashkëpunëtor.

Me moton Siguria e Rrjeteve: Fuqia e Besueshme për Zhvillimin Ekonomik - Këtë javë Programi i Agjesionit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës per Zhvillim Ndërkombetar (USAID) i implementuar nga Asociacioni i SHBA-ve për Energji (USEA) për Teknologjinë e Energjisë dhe Programin e Qeverisjes lansoi Iniciativën e Sigurisë Kibernetike (UCSI) për të ndihmuar operatorët e sistemit të transmetimit në Evropën juglindore të zbulojnë kërcënimet kibernetike, të forcojnë mbrojtjen e tyre dhe të bëhen më efikas pas sulmeve kibernetike.

Anëtarët zhvilluan një Model të maturitetit të aftësive në fushën e sigurisë kibernetike (C2M2), filluan zhvillimin e Metodologjisë së Vlerësimit të Rrezikut të Sigurisë Kibernetike të Ballkanit dhe u diskutua me shitësit e programeve Amerikane, duke zbatuar aplikacionet për sigurinë kibernetike.

Iniciativa për sigurinë kibernetike është një element programor i Iniciativës së USAID-it për sigurinë kibernetike në Sektorin e Energjisë. UCSI u krijua nga operatorët e sistemit të transmetimit dhe të gazit natyror si dhe kompanitë e shpërndarjes në rajonin e Europës dhe Euroazisë si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike gjithnjë e më virulente në rrjetin elektrik në këto vende.

Ngjarja mblodhi operatorët e sistemit të transmisionit (OST-t) nga Evropa, rajoni i Ballkanit Perëndimor (Shqiperia, Bosna & Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi) dhe më gjerë, pjesë e së cilës ishte edhe delegacioni i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KOSTT sh.a, i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Ilir M.Shala.

Gjatë dy viteve të fundit, sulmet mbi infrastrukturën kritike janë rritur tej mase, dhe pasojat e mundshme janë shumë me ndikim dhe rëndësi në kompani dhe si rezultat, KOSTT po e trajton si temë shumë të veçantë sigurinë kibernetike në veprimtarinë e saj.

KOSTT në planin e vet afatshkurtër të zhvillimit e ka si qëllim final Certifikimin edhe me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 27001 dhe standarde tjera, që ndërlidhen me menaxhimin dhe vlerësimin e riskut dhe të sigurisë së informacionit.