01 Tetor 2019 - E azhurnuar- Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” në NS 110/10(20) kV Prishtina 6

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 03 Tetor 2019, nga ora 00:00 deri në 01:30 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e NS 35/10kV Prishtina 3. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përfundimtare për energjizimin e nënstacionit të ri NS 110/10 (20)kV Prishtina 6 (Dardania).

Gjatë kohës së lartë cekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 15MW) 

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.