19 Shtator 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” në NS 35/10 kV Prishtina 6

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 21 Shtator 2019, nga ora 01:00 deri në 06:00 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e NS 35/10kV Prishtina 3. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përgatitore për ndërtimin e nënstacionit të ri NS 110/35/10kV Prishtina 6 (Dardania).

Gjatë kohës së lartë cekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 14MW) 

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.