12 Shtator 2019 - Remont i planifikuar në NS 110/35kV Gjilan 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve për siguri në punë, për të mundësuar realizimin e remontit të rregullt të transformatorit T1 (31.5 MVA) në NS 110/35 kV Gjilani 1, me datat 13 dhe 14 Shtator 2019 do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike si në vijim:

Me datë 13 shtator 2019 nga ora 00:00 deri në 00:10 si dhe me datë 14 shtator 2019 nga ora 00:00 deri në 00:10 qytetarët/institucionet të cilët furnizohen nga NS 35/10 kV Artana do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 2 MW).

Gjithashtu me datë 13 shtator 2019 nga ora 07:30 deri në orën 08:00 si dhe nga ora 23:00 deri në ora 23:30 qytetarët/institucionet të cilët furnizohen nga dalja 10 kV Parku i makinave do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 2 MW).

Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të mirëmbajtjes së aseteve të transmisionit dhe do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.