2 Gusht 2019 - Punime ne kuader te projektit Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 - Nenstacionet ne NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 04 Gusht 2019 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në 10:10 si dhe nga ora 12:00 deri në ora 12:15 do të bëhet shkyçja e pesë linjave 10kV (daljet Ballkani, Zona Industriale, Swepsi, Budakova dhe Stundençan) në NS 110/35/10kV Theranda. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet për riparimin e ndarësit të zbarave në anën 35kV.

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja (daljet Ballkani, Zona Industriale, Swepsi, Budakova dhe Stundençan), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga ora 10:00 deri në 10:10 si dhe nga ora 12:00 deri në ora 12:15. (Redukimi i parashikuar 10MW)

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.